Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar sot se data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme do të merret vesh atëherë kur ta bëjë publike ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi.

Në një prononcim për mediat, Thaci ka preferuar të mos japë ndonjë datë se kur partia e tij preferon që të mbahen zgjedhjet.

Deklaratën e tij kryeministri e bëri gjatë një vizite në Gjilan, ku inspektoi fabrikën e tekstilit dhe punimet në rregullimin e shtratit të lumit Mirusha.

Thaci ka premtuar se investimet e qeverisë së tij në këtë rajon të rëndësishëm të Kosovës nuk do të mungojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA