Shkodër, vrasje për refuzim të gjakmarrjes

09/10/2010 15:10

Presidenti i “Vëllazërisë Ungjillore’ në një interviste dhënë për Top Channel ka deklaruar se pastori Dritan Prroi u vra nga gjakmarrja të shtunën në Shkodër, sepse nuk pranoi të ngujohej sipas rregullave të kanunit, por respektoi detyren e dhënë nga Zoti.

“Njeriu që refuzoi të mbyllej përgjithmonë pas dyerve të shtëpisë, njeriu që nuk e flakte dot tutje shërbesën që Perëndia i kishte dhënë gjeti vdekjen”, u shpreh Fitor Muca, president i ‘Vëllazërisë Ungjillore.

Muca ka bere apel per klerin dhe shtetin shqiptar qe te nderhyje dhe te luftoje me cdo force te mundshme fenomenin e gjakmarrjes.

Po ashtu Muca i bën apel të gjithë strukturave të shtetit që të sigurojnë se e drejta e jetës është e patjetërsueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA