Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku një person ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij.
" /> Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku një person ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij.
">

Shkodër, burri vret me thikë gruan

09/10/2010 08:40

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku një person ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gruaja e lënduar, shtetasja Mimoza Grosha, ka ndërruar jetë pak momente më vonë në spital.

Ndërkohë, deklarojnë burimet, bashkëshorti i saj, 34-vjecari Gjelosh Mehmetaj, është arrestuar nga uniformat blu.

Burimet shtojnë më tej se nga hetimet paraprake ka rezultuar se sulmi ka ardhur si pasojë e një grindjeje për motive familjare.

Top Channel