" /> ">

Rama: Berisha, të largohet

09/10/2010 15:50

Që kërkesa e socialistëve për transparencën e kutive ka pasur gjithmonë si synim final edhe dorëheqjen e qeverisë, kjo nuk është sekret. Por slogani i dikurshëm “hap kutitë ose largohu”, tani është zëvendësuar me thirrjen e hapur: “Largohu! Shqiptarët kërkojnë transparencë, drejtësi, zhvillim”.

Në ndalesën e radhës në Vlorë, Edi Rama shpjegoi se pse socialistët kërkojnë largimin e qeverisë:

“Për cdo aspekt të jetës sonë, që duhet të ishte më mirë, ndërkohë që për fat të keq po bëjmë hapa mbrapa, për vetë domosdoshmërinë që kemi që të dalim nga kjo gjendje e cila rëndohet dita ditës ndërkohë që një grusht njerëzish pasurohet cdo ditë e më shumë, nuk e ekzagjerojmë po të themi që është faji i Sali Berishës dhe për këtë arsye ne duhet ta largojmë atë dhe qeverinë e tij nga rruga e shqiptarëve dhe e Shqipërisë drejt Europës”, tha Rama.

Edi Rama tha se socialistët duhet të ndryshojnë modelin e qeverisjes. Dhe modeli i qeverisjes që propozon zoti Rama mund të përmblidhet, me fjalë të thjeshta, në një “qeveri që mendon për popullin”:

“Ne duhet të ndryshojmë modelin se si e qeverisim këtë vend dhe t’i japim vendit një qeveri që të gdhihet dhe të ngryset me mundin e brendshëm për të qenë sa më e drejtë me njerëzit e këtij vendi”, tha Rama.

Protestat e tjera të opozitës do të fillojnë në fund të këtij turi takimesh, pas një jave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA