Qeveria, tender të ri për kasat fiskale

09/10/2010 08:55

Kompanive private që kanë interes të futen në tregun e shitjes dhe ofrimit të kasave fiskale, Ministria e Financave u jep mundësi të aplikojnë për plotësimin e disa kritereve, pjesa dërrmuese e të cilave lidhet me garancitë financiare.

Hapja e tenderit vjen pas debateve të shumta për kontrollin e tregut nga tri kompani kasash, nga pesë që ishin, të cilat fituan autorizimin pas certifikimit të pajisjeve të tyre nga komisioni i posaçëm në Ministrinë e Financave.

Shoqëritë private që duan të marrin autorizimin për kasat, duhet më parë të paraqesin një sërë dokumentesh që lidhen me karakteristikat dhe funksionet e pajisjeve fiskale që do të shesin në treg, si dhe dokumentet që vërtetojnë kapacitetin real financiar të tyre.

Sipas ministrisë, aplikantët (ose një nga ortakët) duhet të kenë përvojë në tregun e teknologjisë, të paktën tre vjet, duke e vërtetuar, si dhe pasqyrat financiare të audituara, të certifikuara nga ekspertë kontabël.

Qarkullimi vjetor për tre vitet e fundit në total, i cili nuk duhet të jetë më i vogël se 10 milionë euro. Gjithashtu, shoqëria e autorizuar, duhet t’i bashkëlidhë dosjes së aplikimit mandatarkëtimin e pagesës së tarifës së shërbimit, në shumën 200,000 lekë, në llogari të Ministrisë së Financave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA