Mitropoliti i Beratit: Kosova, Jeruzalemi i serbëve

09/10/2010 08:45

Pjesëmarrja e një kleriku të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në ceremoninë e shugurimit të patriarkut të serbëve të Kosovës, ka ndezur situatën.

Mediat e Beogradit citojnë mitropolitin e Beratit, Ignati, me kombësi greke, i cili e ka konsideruar Kosovën si “Jeruzalemin e Serbisë”.

Por zyrtarë të Mitropolisë së Beratit bënë të ditur dje se thëniet e imzot Ignatit janë keqinterpretuar nga mediat serbe.

Mediat serbe Mitropolitë dhe peshkopë të kishave ortodokse në botë që morën pjesë në ceremoninë solemne të hipjes në fronin e Kishës Ortodokse Serbe të patriarkut Irinej, para largimit të tyre nga kjo ceremoni, u prononcuan në gazetën e përditshme serbe “Blic”, duke shprehur kënaqësinë dhe gëzimin e tyre të madh lidhur me pjesëmarrjen, sikurse thanë ata, në këtë “akt historik”, por gjithashtu shprehën edhe dëshpërimin që ndien, duke parë rrethanat, në të cilat ndodhen kisha dhe populli serb në Kosovë.

Midis pjesëmarrësve në ceremoninë solemne të lartpërmendur ndodhej edhe mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe të gjithë Myzeqesë, Ignati, i cili, sikurse thekson gazeta e mësipërme serbe, pohoi se edhe ai ndante shqetësimin e përbashkët të pjesëmarrësve të tjerë në ceremoni.

“Tani po e shoh këtë situatë në Kosovë. Me këtë rast duhet të shpreh shqetësimin tim. Ndjenjat tona, pra të krishterëve shqiptarë, kanë qenë me ndjenjat e kishës dhe të popullit serb gjatë bombardimeve dhe tani këtu në Kosovë. Por, në të njëjtën kohë, ndiej edhe një mirësi dhe gëzim të madh që jam këtu në Patriarkanë dhe në Kosovë. Ajo për serbët dhe kishën e tyre është Jerusalemi juaj”, vuri në dukje mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe i të gjithë Myzeqesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA