Meta: Opozita, shkaktare e ngërcit politik

09/10/2010 13:30

Zëvendëskryeministri Ilir Meta fajësoi opozitën si shkaktare të ngërcit politik, ndërsa e ka ftuar Partinë Socialiste që të mos mbesë peng e lojërave të vogla, por të jetë pjesë e reformave të mëdha.

Duke folur për gazetarët, Meta njoftoi se në fillim të javës së ardhshme do të bëhet analiza e një viti bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, duke theksuar ndër të tjera se objektiv mbetet jo vetëm lëvizja e lirë e shqiptarëve, por edhe arritja e standardeve.

Numri dy i qeverisë theksoi ndër të tjera se ligji për Gjykatën Administrative do të votohet së shpejti në parlament, pasi bëhet fjalë për një gjykatë që mbron biznesin nga vendimet dhe sjelljet arbitrare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA