Leskaj: Bëmë ofertën për transparencë

09/10/2010 15:45

Opozita ka deklaruar se e ka bërë ofertën e saj për transparencën e zgjedhjeve. Për deputeten Valentina Leskaj, oferta e PS është e qartë dhe e bazuar ne rezoluten e miratuar ne Parlamentin Europian per ngritjen e nje komisioni hetimor, ndersa per fletet e votimit do te vendose Komisioni i Venecias.

“Dëshiroj të falenderoj komisionerin Fyle për nxitjen që i bën kryeministrit Berisha që të angazhohet për arritjen e një zgjidhjeje që duhet t’i japë fund krizës politike në Shqipëri”, tha Leskaj.

Sipas saj, Partia Socialiste e ka dhënë kontributin e saj dhe e ka bërë të qarte se kërkon komision hetimor parlamentar në përputhje me rezolutën e PE-së, komisioni të ketë mazhorancën dhe drejtimin e PS-së, si dhe të ketë një mandat të pakufizuar që përfshin investigimin e materialeve të kutive zgjedhore.

“Përsa i përket fletëve të votimit, pritet opinioni i Komisionit të Venecias”, u shpreh Leskaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA