Partia Lidhja Demokratike e Dardanisë u ka bërë thirrje subjekteve të tjera politike që para se të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të zhvillojnë zgjedhjet e brendshme.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i LDD-së, Sejdi Tolaj e ka cilësuar si shumë të rëndë faktin se në Kosovë ka parti që kanë mbi 4 vjet që nuk bëjnë zgjedhje të brendshme.

Ndërsa përsa i përket zgjedhjeve të parakohshme, ai ka nënvizuar se LDD nuk ka një datë të caktuar se kur duhet të zhvillohet procesi.

Por Tolaj ka shtuar më tej se LDD është e gatshme të bëjë koalicion me cdo subjekt politik me të cilin i përputhen programet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA