Kili, Cereceda pozitiv ndaj kokainës

09/10/2010 15:20

Futbollisti i kombëtares kiliane Roberto Cereceda ka rezultuar pozitiv ndaj kokainës.

Lajmin e ka bërë të ditur konfederata amerikano-jugore e futbollit që është informuar nga klubi i mbrojtësit, Colo Colo (seria A kiliane).

Kundëranalizat kanë konfirmuar testin e parë, i kryer më 17 gusht për një ndeshje të kupës amerikanojugore.

Cereceda, që aktualisht është me kombëtaren kiliane në Emiratet e Bashkuara Arabe, rrezikon dy vjet skualifikim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA