Formula 1, shtyhen provat zyrtare në Japoni

09/10/2010 08:30

Ka dalë shiu fitues në provat zyrtare të Japonisë. Reshjet e shumta në pistën e Suzukës kanë shtyrë këto prova për ditën e diel pavarësisht tentativave të njëpasnjëshme të komisarëve të garës.

Provat e Cmimit të Madh të Japonisë të parashikuara për t’u zhvilluar në oren 7 të mëngjesit të së shtunës u bën të pamundura për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Organizatorët kontrolluar 3 herë pistën në intervale kohore prej 30 minutash por intensiteti i reshjeve mbeti i njëjtë duke i detyruar që pas 1 ore e 30 minutash të gjitha skuadrat të largoheshin e të përgatiten për të zhvilluar këto prova zyrtare në orën 3 të mëngjesit të së dielës dhe në orën 8 të mëngjesit do të zhvillohet starti i garës.

Në rast se edhe ditën e diel në këtë orë nuk do të jetë e mundur të zhvillohen provat zyrtare, atëherë në bazë të rregullores renditja e startit të garës do të jetë në bazë të numrave rendorë që kanë makinat.

Si rrjedhojë në pole position do të jetë Xhenson Baton përkrah shokut të tij të skuadrës Luis Hamilton, më pas Shumaker, Rosberg, Fetel, Veber dhe në linjën e katërt të startit dy makinat Ferrari, Masa dhe Alonso. 

Top Channel