Financimi i universiteteve, mbështeten vetëm jofitimprurësit

09/10/2010 16:10

Projekti për financimin e universiteteve publike dhe private me fondet e buxhetit të shtetit, i lancuar së fundmi nga Ministria e Arsimit ka si prioritet financimin e studentit dhe jo të universitetit.

Sipas kësaj nisme do të financohen vetem universitetet jofitimprurerese. Por a kemi ne universitete te tilla dhe cfare duhet bere qe keto institucione te klasifikohen si jofitimprurese? Keshilltarja e ministrit te Arsimit, Mimoza Agolli ka sqaruar kriteret per te perfituar nga kjo skeme.

“Janë shumë pak, në total vetëm tre. Në momentin që janë jofitimprurës, asnjëherë në mbylljen e bilancit, të ardhurat plus nuk mund të tërhiqen nga pronarët, po rifuten në biznes për zhvillimin e tij”, thotë Agolli.
 
Teorikisht sipas kesaj skeme parate e perftuara nga studentet do te perdoren per te rritur investimet ne universitete, dhe nuk do te shkojne ne llogarite bankare te pronareve . Por sa i domosdoshem ishte ky draft dhe cfare ndryshimesh do t’i sjelle studentit?

“Studentet duke u bere financues te universiteteve, behen edhe kerkues edhe kerkues te llogarise te universitetit”, tha Agolli.

Ne kete draft thuhet se studentet qe nuk kane fituar nje sasi te caktuar pikesh ne provimet e matures shteterore, janë të detyruar të marrin kredi dhe ta shlyejne ate kur te fillojne pune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA