Euro 2012, big-ët nuk gabojnë

09/10/2010 00:00

Përveç Italisë së Prandelit të gjitha kombëtaret e mëdha të kontinentit dhe pretendentët për trofeun Euro 2012, arritën të marrin fitoren.

Ndeshjen më të vështirë e kishte kombëtarja e Gjermanisë përballë asaj të Turqisë në grupin A. Sfida u zgjidh lehtësisht nga djemtë e Hoakim Lëv të cilët gjetën golin plot 3 herë, 2 herë me Klosen dhe një herë me Ozilin. Për t’u përmendur ishte prania e madhe e tifozerisë turke në stadiumin e Berlinit duke bërë që faktori fushë të mos ishte në avantazhin e Gjermanisë.

Ndërkohë Holanda fitoi minimalishte me rezultatin 0-1 në transfertë me Moldavinë në ndeshjen e vlefshme për grupin E. Goli i vetëm u shënua nga Huntelar në minutën e 37. Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Hungarisë dhe San Marinos u mbyll 8-0 për vendasit.

Portugalia mundi Danimarkën me rezultatin 3-1. Golat që të tre nga Nani ndërsa miqtë u mjaftuan vetëm me autogolin e shënuar nga Karvalho. Ndeshja tjetër e grupit H, ajo mes Qipros dhe Norvegjisë përfundoi 2-1 në favor të nordikëve.

Po 3-1 mund edhe Spanja Lituaninë, ndërsa Çekia fitoi 1-0 ndaj Skocisë. Ndërkohë Italia e Prandelit barazoi 0-0 me Irlandën e Veriut ndërkohë që Republika e Irlandës e drejtuar nga Trapatoni u mund në shtëpi nga Rusia me rezultatin 2-3.

Top Channel