Burri vret gruan me thikë

09/10/2010 11:40

Një tjetër krim i rëndë ka tronditur Shkodrën. Bashkëshorti ka vrarë me thikë të shoqen tek shtëpia e vëllait të saj pasi kishin festuar ditëlindjen e djalit të tyre 4-vjecar.(UPDATE)

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.30 minuta të së shtunës në një lagje periferike të qytetit të Shkodrës, në vendin e quajtur ish-Artistikja. Autori i krimi Gjelosh Mehmetaj, 34 vjec u arrestua nga policia vetem pak minuta pas vrasjes ne tentative per t’u larguar nga vendi i krimit.

Sipas policise Mehmetaj vrau gruan e tij, Mimoza, 32 vjece nene e dy femijve me gjakftohtesi. Cifti Mehmetaj prej dy muajsh jetonin te ndare edhe pse nuk e kishin kryer divorcin. Viktima kishte ikur nga shtepia e saj pasi burri e keqtrajtonte dhe ishte duke jetuar perkohesisht tek banesa e te vellait te saj se bashku me femjet.

Pavaresisht ndarjes Mimoza e ka thirrur burrin e saj per te festuar ditlindjen e djalit ne darken e se premtes. Ndersa gjithcka dukej se po shkonte mbare per ciftin me probleme, kur jane ngritur ne mengjez dhe viktima ishte krejt e vetme ne shtepi, burri ka nisur ta rrahe gruan serish dhe me pas e ka goditur disa here me thike ne pjese te ndryshme te trupit duke e lene te vdekur ne vend.

Fqinjet e pallatit degjuan ulerimat e gruas dhe kane lajmeruar policine qe mberriti ne vendin e ngjarjes shpejt, pikerisht ne momentin qe autori i krimit po zbriste shkallete pallatit per tu larguar nga vendi i ngjarjes. Policia tha se ne cilesine e proves materiale ka bllokuar edhe armen me te cilen u krye krimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA