Botuesit shqiptarë, në panairin e Frankfurtit
09/10/2010 12:00
Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni po merr pjesë në panairin e librit që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë.
Përfaqësuesit e shoqatës në fjalë do të jenë gjithashtu të pranishëm në asamblenë e rregullt vjetore të Shoqatës Botërore të Botuesve, ku trajtohen cështjet dhe problemet e librit.
Botuesit shqiptarë do të paraqesin problemet që hasin me botimin e librit shqip në Maqedoni, përfshirë këtu librat me tekste shkollore.
Top Channel