Berisha: Rama të votojë ligjin për Gjykatën Administrative

09/10/2010 11:50

Kryeministri Sali Berisha ftoi kreun e Partisë Socialiste Edi Rama që të votojë ligjin për Gjykatën Administrative.

Duke folur nga Lukova e Sarandës për inaugurimin e një rruge, shefi i qeverisë theksoi se Rama duhet të ndryshojë logjikën dhe të mos bojkotojë më miratimin e ligjeve të rëndësishëm për shkak të 20 përqindëshit.

“Rama të heqë dorë nga përrallat dhe të përballet me ndryshimet e vendit”, tha Berisha.

Kryeministri ndër të tjera vlerësoi edhe se heqja e vizave është një fitore e madhe e shqiptarëve, për lëvizjen e tyre të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA