Berisha në Dropull, apel opozitës
09/10/2010 17:35
Kryeministri Sali Berisha vijon turin e takimeve në jug, në fshatrat e banuara nga minoriteti grek në Dropull.
Gjatë përurimit të fillimit të punimeve për një ujësjellës në fshatin Grapsh, kreu i qeverisë ka deklaruar se do të bëhen investime në të gjitha zonat e banuara nga minoriteti për arsimin, rrugët e shëndetësinë.
Ai gjithashtu i ka bërë apel opozitës për votimin e ligjit për Gjykatën Administrative, duke theksuar se mirëpret propozimet për amendim në përputhje me Kushtetutën.
Sipas tij, mbështetja e SHBA-së nuk është vetëm për ekzekutivin, por edhe për drejtësinë shqiptare.
Top Channel