Suzuka, Hamilton përplaset me murin mbrojtës

08/10/2010 09:45

Lewis Hamilton nuk e nis me këmbën e mbarë fundjavën në pistën japoneze të Suzukas.

Piloti britanik është përplasur me muret rrethuese pasi ka dalë nga pista me një shpejtësi të madhe. Kjo është një tjetër goditje për britanikun që pak javë më parë kryesonte klasifikimin dhe ishte pretendenti kryesor për titullin kampion, ndërsa tani e shikon veten në vend të tretë dhe për më tepër për të tretën garë rresht që shkatërron makinën.

Nga ana tjetër, duket se në kurriz të Hamilton ka fituar më shumë “armiku” i tij, Fernando Alonso, i cili është rizgjuar që prej kohës që Lewis ka rënë në gjumë. Spanjolli ndodhet në vendin e dytë me 11 pikë më pak se kryesuesi i botërorit Mark Webber.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA