Shqipëri-Bosnje, dalin formacionet

08/10/2010 20:05

Kanë dalë formacionet e kombëtareve të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës për ndeshjen që pritet të fillojë pas disa minutash në stadiumin “Qemal Stafa” në kryeqytet.

Në takimin e vlefshëm për kualifikimin në Euro 2012, kombëtarja kuqezi do të luajë me Arjan Beqaj, Andi Lila, Lorik Cana (K), Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Gjergj Muzaka, Klodian Duro, Ervin Bulku, Ansi Agolli, Hamdi Salihi dhe Erjon Bogdani.

Ndërkohë ekipi mik do të dalë në fushë me Kenan Hasagiç, Emir Spahiç (K), Adnan Mravac, Elvir Rahimiç, Miralem Pjaniç, Zvjezdan Misimoviç, Haris Medunjanin, Senad Luliç, Mensur Mjudza, Vedad Ibiseviç dhe Edin Dzeko.

Ndeshja do të fillojë në orën 20:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport, gjithashtu do të shoqërohet me koment “live” në faqen e internetit të Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA