Shkodër, ushtria ndërton urën

08/10/2010 15:10

Pavarësisht se situata në qarkun e Shkodrës është normalizuar pas reshjeve të ditëve të fundit dhe hapjes së portave të hidrocentraleve, gjendja vazhdon të jetë problematike në aksin rrugor Shkodër Hani Hotit ku rruga nacionale vazhdon të jetë e bllokuar.

Repartet e xhenios te ushtrise jane duke ndërtuar një urë provizore, por që ndërtimi i saj po zgjat.
 
Ne keto kushte provizorisht eshte duke u perdorur nje rruge dytesore e amortizuar e cila po krijon mjaft probleme ne qarkullimin e automjeteve per me teper qe rruga ne fjale e ka shtuar dhe me nje orë kohëzgjatjen e udhëtimit.

Problem eshte transporti i te semurëve me ambulanca nga Malesia e Madhe per ne shkoder si dhe qarkullimi i kamionve tranzit me mallra qe vijne nga shtete te ndryshme te Europes.

Ne dy anet e rruges se demtuar jane krijuar radhe prej disa kilometrash te automjeteve te ndryshme qe duan te levizin
Rrjedha e perroit ka qene aq e forte sa qe nje automjet me kater persona brenda eshte nxjerre nga rruga duke perfunduar brenda ne perrua, per fat nga ky incident nuk ka pasur viktima. Shtabi emergjences ne Shkoder eshte duke punuar per venien ne funksion sa me pare te rruges.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA