Shkodër, argjinaturat ende në ndërtim

08/10/2010 10:10

Për herë të parë pas më shumë se 25 vitesh, këto ditë ka nisur puna për riparimin e argjinaturave të zonës së nen-Shkodrës.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar sado pak nën-Shkodrën nga përmbytjet në rast reshje shiu, tashmë mbetet ngritja e nivelit të argjinaturave buzë lumit Buna. Me nje fond prej 5 milione lekesh nga Ministria e Bujqesise, Drejtoria e Bordit te Kullimit ne Shkoder eshte duke riparuar dhe ngritur argjinaturat ne vendet me problematike pergjate zones se nen-Shkodres qe pershkohet nga lumi.

Aktualisht eshte nderhyre ne argjinaturat e Shiqrit, Zall Dajçit, Mushanit, Samrishit dhe Belaj nderkohe qe keto dy dite do te nderhyet ne argjinaturat e Pentarit dhe Luarzit. Argjinaturat jane ngritur nga 40 centimetra deri ne 1 meter e gjysem ne varesi te demtimit te tyre dhe per mbushjen e tyre jane hedhur rreth 12 mije meter kub dhera.

Nderkohe normalizimi situates gjate nje dite pas rreshjeve dhe uljes se ndjeshme e nivielit te ujrave ne lumenjte Kir, Drin dhe Buna ka favorizuar punimet mbi argjinatura.  

Top Channel