Reali, në janar ikën Kaka’ e Benzema?

08/10/2010 15:00

Reali i Madridit po mendon të shesë në janar Kaka dhe Benzema, të blerë për rreth 100 milionë euro vitin e shkuar nga Florentino Perez.

Lajmin e ka bërë të ditur shtypi spanjoll. Francezi “nuk ka ofruar atë që pritej nga ai”, ndërsa braziliani “me historinë e tij të dëmtimeve dhe rendimentin e ulët, mund të ketë mbetur pa vend pas mbërritjes së Oezil”.

Për Benzema ekipet kandidate janë Juventus, Manchester United dhe Tottenham, ndërsa për Kaka’ janë Interi, Milani e San Paolo.

Top Channel