Porsche mendon për kthimin në F1

08/10/2010 16:45

Së shpejti edhe Porsche mund të kthehet në F1 duke ndjekur shembullin e Mercedes.

Lajmin e ka bërë të ditur Financial Times Deutschland.

Ndërtuesi gjerman i veturave sportive po mendon të rikthehet në pistë me një skuderi të vetën si në vitet 50 e 60.

Sipas FTD, gjigandi i makinave Volkswagen, që është duke blerë Porsche, do të përqendrohet nga fillimi i nëntorit mbi strategjinë globale në botën e sporteve motorike dhe në veçanti në F1.

Top Channel