Pjesa e parë, Shqipëria barazim 1-1 me Bosnjen

08/10/2010 21:25

Shqipëria ka brazuar 1-1 në pjesën e parë të takimit kundër Bosnje Hercegovinës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin në EURO 2012.

Të parët në avantazh kanë kaluar miqtë me anë të Ibiseviç në minutën e 21-të të ndeshjes.

Momenti i kthimit të lojës për ekipin tonë ka qenë një tranversë e Salihit që për pak sa nuk ka barazuar rezultatin.

Por ka qenë Duro që ka menduar për gjithçka duke realizuar një gol të mrekullueshëm pas një goditjeje dënimi pranë zonës. Ka qenë prekja me dorë e topit nga ana e Mravac që i ka dhuruar kuqezinjve rastin më të mirë që është shfrytëzuar nga mesfushori shqiptar.

Në 45 minutat e para Bogdani dhe Dallku janë ndëshkuar me karton të verdhë për ekipin tonë, ndërsa Mravac për boshnjakët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA