Nigeria, FIFA heq përjashtimin

08/10/2010 21:45

FIFA ka anuluar përkohësisht përjashtimin e Nigerisë nga futbolli ndërkombëtar, që ishte vendosur katër ditë më parë.

Vendimi është marrë dy ditë nga ndeshja e kualifikimit për në Kupën e Afrikës që Nigeria do ta luajë në Guine.

Përjashtimi ishte vendosur për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta të politikës dhe në veçanti qeverisë.

Sipas FIFA-s situata është përmirësuar, kështu që ndalimi është hequr deri në fund të muajit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA