Milan, zbehet mundësia për blerjen e Kaka

08/10/2010 10:50

Pas zërave të fundit për një interesim të Milanit ndaj sulmuesit Kaka, gjithcka përgënjeshtrohet dhe hidhet poshtë nga shumica në Milanello.

Së pari, Kaka nuk është më një idhull për tifozerinë pas largimit në Madrid, ku ai duket se është vite dritë larg nga koha e Milanos. Të pakët janë nostalgjikët, për shkak të formës së dobët që po kalon braziliani, i cili do rikthehet në fushë në muajin janar pas një operacioni në gju.

Ndërkohë, alternativa më e mundshme për brazilianin është Chelsea i Carlo Ancelotti-t, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirë për ta stërvitur sërish ish sulmuesin e tij.

Gjithsesi, më konkretisht mes Milanit dhe Realit do të diskutohet në datën 19 në Madrid ku skuadrat do ndeshen për Champions League. Edhe Massimo Moratti ka mbajtur distancë ndaj kësaj cështjeje, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me klubin e Perez për sulmuesin pak të vlerësuar nga Mourinho.

Top Channel