Kosovë, tërmet 4.4 Rihter
08/10/2010 00:30
Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë në zonat lindore të Kosovës, veçanërisht në qytetin e Gjilanit dhe në rrethinat e tij.
Sipas institutit sizmiologjik mesdhetar tërmeti ka patur një magnitudë prej 4.4 të gradës Rihter dhe epiqendra e lëkundjeve sizmike u regjistrua në një distancë prej 9 kilometrash nga Presheva në një thellësi prej 2 kilometrash.
Nuk ka raportime për dëme njerëzore apo materiale.
Top Channel