Fyle letër Berishës: Jepini fund krizës

08/10/2010 19:35

Komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle i shkruan kryeministrit Berisha dhe i kërkon që si kryetar i qeverisë dhe i partisë më të madhe, ka përgjegjësinë për t’i dhënë fund ngërcit politik.

“Reformat elektorale kërkojnë bashkëpunim në Parlament. Si kryeministër ju ndani me udhëheqësit e tjerë politikë përgjegjësinë për zgjidhjen e kësaj rruge pa krye”, shkruan Fyle në letrën e tij.

Komisioneri kërkon nga kryeministri Berisha që të plotësohen në kohë rekomandimet e OSBE-së, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme lokale të plotësojnë standartet më të larta demokratike.

“Do t’ju kërkoja të ndërmerrni hapat e nevojshëm në mënyrë që rekomandimet e OSBE/ODIHR të plotësohen dhe zgjedhjet e ardhshme të arrijnë standartet demokratike”, shprehet Fyle.

Top Channel