Zyra Civile Ndërkombëtare e udhëhequr nga Peter Feith, kërkon nga Parlamenti i Kosovës që sa më shpejt të nxjerrë një Ligj për trajtimin e personave të zhdukur dhe familjet e tyre.

Përfaqësues të Zyrës civile ndërkombëtare, thonë se familjet që kanë persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë duhet të kenë trajtim të posaçëm nga institucionet e Kosovës.

Zëdhënësi i Zyrës civile ndërkombëtare, Kai Muller Berner, sipas Telegraf, shprehet se ky ligj duhet të përgatitet sa më shpejt dhe nuk duhet të bëjë dallime në varësi të përkatësisë etnike.

Top Channel