F1, Mercedes: Asnjë ultimatum për Schumi

08/10/2010 17:15

Mercedes ka përgënjeshtruar Bild sipas së cilës Michael Schumacher është kërcënuar me shkarkim nëse do të vazhdojë me performancën e tij zhgënjyese.

Ka qenë vetë zëvendëspresidenti i skuderisë, Norbert Haug, që ka hedhur poshtë deklaratat e të përditshmes gjermane.

“Natyrisht nuk ka pasur anjë ultimatum dhe mendoj se Michael ka treguar sërish klasin e tij dhe impenjimin e plotë”, është shprehur Haug.

Top Channel