Euro 2012, sot fillon sfida e kombëtareve

08/10/2010 16:05

Duke filluar nga kjo fundjavë e deri me 12 tetor, kombëtaret e vendeve të ndryshme të Europës do të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e treta kualifikuese për Euro 2012.

Ndeshja më e rëndëishme e grupit A, do të jetë ajo mes Gjermanisë dhe Turqisë, e cila do të luhet në Berlin, në një stadium që do të ketë me mijëra tifozë turq.

Italia e Prandellit do të ketë përballjen e parë të vërtetë gjatë këtyre eleminatoreve. Azurrët do ndeshen në transfertë me Irlandën e Veriut dhe më pas do të presin në shtëpinë e tyre përfaqësuesen serbe që ka në përbërje të saj lojtarë cilësorë që luajnë në kampionet më të forta europiane.

Ndeshja tjetër e grupit D, aty ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare është ajo mes Francës dhe Rumanisë, sfidë e cila do të luhet ditën e shtunë.

Nënkampionia e botës, Holanda do luftojë për vendin e parë në grupin E me Suedinë e Ibrahimoviç.

Një sfidë e vështirë e pret edhe kampionen e botës Spanjën, e cila më shumë sesa forca e kundërshtarit do të vuajë mungesat e veta. Përballë Lituanisë, del Boskes do t’i mungojnë 4 lojtarë të formacionit bazë, Cavi Hernandez Fabregas, Torres, Pedro dhe Navas, të gjithë për arsye shëndetësore.

Pas shkarkimit të Keiroz, Portugalia do të përballet në Paulo Bento me Danimarkën. Një moment i vështirë për luzitanët ky, pasi një humbje tjetër do ta përkeqësonte situatën në kampin portugez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA