Video/ PSG “Superkampione” e Europës, mposht Aston Villën në një finale spektakolare të transmetuar në Top Channel
Edhe pse jemi të parët në grup dhe për më shumë luajmë në shtëpinë tonë, Kombëtarja shqiptare nuk është favoritja e ndeshjes së mbrëmjes, atë përballë Bosnje Hercegovinës.
Sipas kompanive te basteve europiane, mundësitë më të mëdha për të fituar këtë ndeshje i ka përfaqësuesja e vendit fqinjë që drejtohet nga Sushic. Suksesi i boshnjakëve në “Qemal Stafa” është kuotuar me 2.3 kundrejt 2.9 ose 3 të koeficientit të fitores së Shqipërisë.
Duke qenë se fitorja është rezultati i duhur për shpresat e Bosnjes për kualifikim, edhe barazimi i kësaj sfide ka një koeficient të lartë. Në pjesën më të madhe të kompanive të basteve koeficienti i një rezultati të tillë është kuotuar mbi 3.
Në renditjen e muajit gusht të FIFA-s, Kombëtarja boshnjake ka zbritur 2 vende duke u renditur në vendin e 59-të, ndërsa Kombëtarja shqiptare është ngjitur 3 vende duke u renditur e 67-ta kjo dhe falë paraqitjes mjaft të mirë të përfaqësueses kuqezi gjatë këtyre ndeshjeve të fundit.
Top Channel