Zgjedhjet e reja në Kosovë mund të mbahen në 30 janar ose në 6 shkurt. Të paktën këto data janë diskutuar në takimin që kreu i qeverisë Hashim Thaçi ka patur me diplomatët e Kunitit në mbrëmje në Prishtinë.

Takimi nisi rreth orës 17:30 dhe veç diplomatëve të Kuintit merrnin pjesë edhe përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, komandanti i KFOR-it dhe ai i EULEX-it. Takimi zgjati rreth 60 minuta dhe pas tij pjesëmarrësit nuk dhanë asnjë deklaratë për mediat.

Mësohet se tema kryesore e diskutuar në këtë takim ka qënë përcaktimi i datës së zgjedhjeve të parakohëshme dhe zhvillimet më të fundit në Mitrovicën e Veriut. Bëhet e ditur se në takim janë diskutuar 2 data si më të përshtatshmet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme, 30 janari dhe 6 shkurti i 2011-ës.

Megjithatë asgjë nuk është vendosur se në cilën datë do të mbahen këto zgjedhje, ndërkohë që të premten pritet të mbahet takimi vendimtar mes ushtruesit të detyrës së presidentit, zotit Jakup Krasniqi dhe përfaqësuesve të partive politike ku do diskutohet pikërisht për përcaktimin e datës.

Top Channel