Votimi në PE, Thaci uron Berishën

07/10/2010 19:50

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe gjithë qytetarëve shqiptarë me rastin e miratimit nga ana e Parlamentit Evropian të propozimit për heqjen e regjimit të vizave.

“Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kjo është edhe një arritje e madhe për qeverinë tuaj, për spektrin politik shqiptar dhe për gjithë qytetarët e Shqipërisë”, është shprehur Thaci.

Ai ka shtuar se, ky sukeses shumë përmbajtësor dëshmon për progresin e gjithmbarshëm që ka arritur Shqipëria në rrugën e sigurtë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA