Vizat, Pitella: Meritë e shqiptarëve

07/10/2010 19:45

Gianni Pitella, zëvendëspresident i Parlamentit Europian, e cilësoi votimin e raportit që rekomandon heqjen e vizave si një fitore të shqiptarëve.

Pitella u shpreh se liberalizimi nuk është meritë politike e njerës apo tjetrës palë, por kontribut i të gjithëve.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë sepse PE votoi me shumicë të theksuar një rezolutë për liberalizimin e vizave. Duke folur shpesh me qytetarët, unë e di se sa për zemër e kanë shqiptarët këtë. Ky është një sukses i të gjithëve”, deklaroi Pitella.

Ai vlerësoi edhe punën e bërë nga ana e opozitës shqiptare dhe kërkoi nga mazhoranca që të zgjidhë cështjen e transparencës së zgjedhjeve.

“I jap vlerësimet e mia kryetarit të opozitës, Edi Rama për punën që ka bërë në këtë drejtim. Mazhoranca të zgjidhë cështjen e transparencës përmes komisionit hetimor. Nuk duhet të varen dekorata për të thënë se ky është fruti im”, shtoi Pitella.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA