Virozat, 200 raste çdo ditë në pediatri

07/10/2010 08:10

Numri i personave që vuajnë për shkak të virozave të stinës në veçanti ato që prekin rrugët e frymëmarrjes po shtohen ndjeshëm në urgjencën e pediatrisë.

Problematike, sipas mjekëve pediatër, mbeten edhe sëmundjet infektive, si pasojë e të cilës çdo ditë paraqiten për vizita fëmijë të grupmoshave të ndryshme, madje ka edhe të shtruar në rastet kur janë evidentuar komplikacione.

“Numri i rasteve me ato që quhen rinoviroza, pra, infeksione të sipërme të rrugëve të frymëmarrjeve janë shtuar, qoftë këto me origjinë virale, apo bronkopneumonite me origjinë bakteriale. Ajo që vlen për t’u përmendur përveç këtyre është në plan akoma variçela, lia e dhenve, dhe ambulatorisht ka plot raste”, tha Rajda Petrela, mjeke pediatre.

Mjekët këshillojnë që prindërit të drejtohen pranë qendrave shëndetësore te mjeku i familjes, në rast se komplikacionet, si temperatura e lartë, vazhdojnë për disa ditë.

Ata rekomandojnë mosfrekuentimin e ambienteve kolektive, ndërkohë që nuk këshillojnë përdorimin e antibiotikëve.

Në spitalin pediatrik, regjistrohen çdo ditë mbi 200 vizita me simptoma të virozave sezonale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA