Trukimi i ndeshjeve, 4 në pranga në Gjermani

07/10/2010 01:25

Katër persona dolën para gjykatësve gjermanë në Berlin nën akuzën e fiksimit të ndeshjeve të futbollit.

Të akuzuarit të moshës nga 32 deri në 55 vjeç mendohet se kanë ndërhyrë apo influencuar në fiksimin e mbi 270 ndeshjeve në Europë dhe Azi.

Metodat që ata ndiqnin sipas hetuesve gjermanë ishte ajo e blerjes se lojtarëve apo të gjyqtarëve. Mendohet se shuma e parave që është përdorur për korruptimin e gjyqtarëve apo të lojtarëve të ekipeve të ndryshme është 1.5 milion euro, ndërkohë që shumat e luajtuara në baste për ndeshjet në fjalë janë disa dhjetra milionë euro.

Hetuesit kanë investiguar të gjitha ndeshjet e dyshimta nga vitit 2009 dhe 2010 dhe sqarojnë se ndeshjet ishin kryesisht në ligat inferiore në nëntë vende, përfshirë edhe Gjermaninë dhe Anglinë. Ndërkohë që Seria A, Premierliga dhe Prima Division rezultojnë të paprekura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA