Topi viziton Kuzhen

07/10/2010 15:45

24 orë para ndeshjes me Bosnjen, Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka vizituar ne spital trajnerin e Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, i cili gjendet i shtruar prej një jave për shkak të një hemorragjie cerebrale që pësoi disa ditë më parë.

“E ndieja si një detyrim qytetar për të parë nga afër trajnerin Kuzhe. Eshtë në gjendje të përmirësuar falë kujdesit të kualifikuar por edhe falë fatit te tij. Kuzhe është bërë pjesë e strukturës së kombëtares. Ai është në kujdesin e strukturave te shtetit por edhe kujdesit mjekësor”, shprehet presidenti.

Duke iu referuar mjekëve, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka pohuar se trajneri Kuzhe pritet të dalë këto ditë nga spitali dhe të vazhdojë mjekimet në shtëpi.

Top Channel