Susic: Shqipëria ekip i mirë, por do të fitojmë

07/10/2010 16:10

Mesditën e së enjtes ka mbërritur në Tiranë Kombëtarja boshnjake e cila do të kërkojë fitoren përballë përfaqësueses shqiptare në “Qemal Stafa”.

“Është një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. E di që Shqipëria ka përmirësuar lojën e saj, madje ka 7 ndeshje pa humbur. Por pas humbjes me Francën, për në është kthyer në detyrim fitorja. Kam besim te lojtarët e mi dhe shpresoj që të dalim me rezultat pozitiv nga Tirana”, thekson tekniku kundërshtar, Safet Susic.

Pasdite, delegacioni i Federates Boshnjake te Futbollit qe shoqeron perfaqesues e Bosnje Hercegovines u priten ne Ministrine e Kultures dhe Sporteve, nga ministri Ferdinand Xhaferraj.

Top Channel