
Për deputetin Stërkaj opozita nuk ka nevojë të dalë në protesta, por të zgjidhë problemet në parlament, pasi sipas tij ekzistojnë njerëz me përgjegjësi dhe moralin e asaj që përfaqësojnë në parlament.
“Opozita nuk ka nevojë për protesta, problemet zgjidhen në parlament. Jam i bindur që në parlament ka njerëz me kurajo që ndjejne pëgjegjësi për atë që përfaqësojnë në Kuvend”, tha Stërkaj.
Më herët gjatë fjalës së tij në Top Story, deputeti Paulin Stërkaj hodhi dyshime për aftësitë e personave të votuar nga mazhoranca në Gjykatën e Lartë të vendit.
Zoti Stërkaj tha se në 3 votimet për Gjykatën e Lartë ka abstenuar. Sipas tij kandidatët e duhur janë rrëzuar pa të drejtë nga Kuvendi.
“Kam abstenuar në 3 votime për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Kanë ardhur kandidatë të aftë për të gjykuar në Strasburg dhe Hagë dhe nuk mund të gjykojnë në Gjykatën e Lartë sepse kanë qënë hetues në kohën e komunizmit”, deklaroi Stërkaj.
Top Channel