Shkodër, në burg 9 policët e burgut
07/10/2010 09:45
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër dha masën e arrestimit me burg pa afat per 9 efektiva të policisë së burgut të Shënkollit në Lezhë.
Në gjendje të lirë është lënë vetëm shoferi i mjetit me të cilin u shoqërua i burgosuri Admir Tafili, i cili më pas u arratis.
Ata janë akuzuar nga prokurorja e seancës se kanë ndihmuar të dënuarin Tafili të arratisej gjatë lejes disa orëshe dhënë nga ana e drejtorisë së burgjeve.
Seanca ka zgjatur 9 orë për të gjithë të ndaluarit.
Top Channel