Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë që të mos bien pre e thirrjeve të disa organizatave joqeveritare me karakter fetar, të cilat kanë paralajmëruar protesta në Prishtinë për ditën e premte.

Myftiu Tërnava tha se Bashkësia Islame e Kosovës nuk qëndron prapa këtyre protestave, të cilat kanë si qëllim kundërshtimin e ligjit për shaminë islamike.

“Ftoj qytetarët që të mos bien pre e disa shoqatave joqeveritare të cilat kanë marrë një rol që nuk u takon”, tha Tërnava, pas një takimi që zhvilloi me ushtruesin e detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi.

Protesta është organizuar për të mbrojtur mbajtjen e shamisë në institucionet shkollore dhe për të kundërshtuar urdhërin administrativ të Ministrisë së Arsimit.

Top Channel