Pezë Helmes, lumi rrezikon 4 persona

07/10/2010 19:05

Vetëm 5 kilometra larg qytetit të Tiranës ndodhet fshati Menik, ku jetojnë rreth 1 mijë banorë. Për të shkuar në këtë fshat nga Tirana është vetëm një urë pasarele e varur për këmbësorët ndërsa mjetet duhet të kalojnë përgjatë shtratit të lumit.

Tre ditë më parë 4 persona mundën të shpëtojnë mrekullisht. Ata udhëtonin me një autmjet kamioncinë kur lumi është rritur në mënyrë të beftë, duke marrë para mjetin dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Banorët e fshatit kanë kërkuar menjëherë ndihmë dhe në drejtim të personave që rrezikonin jetën ka shkuar një mjet i rëndë.

Banorët e këtij fshati pranë Tiranës kanë kërkuar ndihmë më parë për të ndërtuar një urë vetëm 60 metra të gjatë. Gjatë sezonit të rreshjeve dhe në dimër ata rrezikojnë shpesh jetën duke kaluar në ujërat e lumit Erzen.

Top Channel