Milan kërkon të kthejë Kaka në shtëpi

07/10/2010 15:25

Kur mendohej se Kaka do largohej nga Reali me destinacion Interin, klubi kuqezi ku braziliani ka shijuar lavdinë më të madhe, hidhet në sulm për ta kthyer në shtëpi ish idhullin e tifozerisë.

Sipas revistës “Panorama”, Adriano Galliani po punon intensivisht për ta marrë brazilianin në Milanello. Formula e rikthimit të tij është e njëjtë me atë të Ibrahimovic ku fillimisht do huazohet për 6 muaj dhe më pas do të paguhet me këste.

Nga ana tjetër, Milan ndodhet në udhëkryq për sulmuesin Ronaldinho, e ardhmja e të cilit është shoqëruar nga dritëhije kohët e fundit. Edhe pse presidenti Berlusconi këmbëngul se Dinjo është shtylla ku duhet të mbështesë projektin klubi, nuk e mendojnë kështu drejtuesit.

E vetmja rrugë për zgjatjen e kontratës së Ronaldinho-s është ulja e ndjeshme e pagës, por nga ana tjetër braziliani nuk mendohet se do të heqë dorë nga paratë dhe do pranojë ofertën e Los Angeles Galaxy me 8 milionë euro në vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA