Meta: Rama, të kontribuojë për integrimin
07/10/2010 15:15
Zëvendeskryeministri dhe kreu i LSI-së Ilir Meta falenderoi deputetet europianë dhe gjithë shqiptarët që punuan dhe iu përkushtuan plotësimit të kritereve për heqjen e vizave.
Meta ftoi Edi Ramen që sipas tij, tashmë të bashkohet me proceset integruese të vendit.
“Ne jemi të bindur se do t’i përmbushim me përgjegjësi maksimale dhe gjej rastin që të ftoj Ramën që të reflektojë që të japë kontributet në këtë proces, të mos mohoje punen qe eshte bere se nuk ka qene vetem puna e qeverise, por puna e qindra mijera specialisteve te administratës publike te angazhuar dhe kjo eshte nje aspirate e te gjithe shqiptareve”, tha Meta.
Top Channel