Meta: Japim firmat për në Kushtetuese

07/10/2010 11:30

Zëvendëskryeministri, njëkohësisht kryetar i LSI-së Ilir Meta u shpreh i gatshëm që të firmosë kërkesën e Partisë Socialiste për në Gjykatën Kushtetuese për hapjen e kutive.

“I keni firmat tona kur të doni për të cuar kerkesen në Gjykatën Kushtetuese. Jam këtu për të mbështetur iniciativën tuaj, por nuk mund t’i imponohem Partisë Demokratike”, tha Meta.

Kreu i LSI-së kujtoi se në 2005, forca e tij ka qenë kundër sistemit të Dushkut dhe se mbeshtet cdo kerkese per transparence.

Kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci kërkoi që Meta të mos japë firmat për në Gjykatë Kushtetuese, por të japë votën pro ngritjes së Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 28 qershorit.

Top Channel