Massa: Nuk kam përmendur kurrë Barrichello-n

07/10/2010 12:45

Piloti i Ferrarit, Felipe Massa ka përgënjeshtruar lajmet se ka përmenduar emrin e Rubens Barichello.

“Nuk kam përmendur kurrë Barichello! Nuk kam thënë kurrë se nëse do të trajtohesha si Barichello do të ikja”, është shprehur Massa.

“Kam thënë vetëm se nuk do të garoja asnjëherë si pilot i dytë, këtë po, por pa emra dhe referime. Nëse më jep një kontratë prej piloti të dytë nuk firmos”, theksoi Massa.

Ndërkohë ka qenë vetë Montezemolo që ka mbështetur pilotin e kokëkuqes duke theksuar se ai do të jetë gjithmonë piloti i parë për Ferrarin.

Top Channel