Lezhë, pronari vret klientin

07/10/2010 09:30

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sërish qetësinë publike në Lezhë.

Një 26 vjeçar nga fshati Ishull Lezhë, Hektor Gjetja është viktima e kësaj ngjarjeje.

Në orët e vona të natës në lokalin “Pica park” në lagjen Besëlidhja të qytetit, për arsye banale, sikurse konsiderohen nga uniformat blu, 26 vjeçari është qëlluar me armë zjarri çifte nga 32 vjeçari Petrit Doda, pronar i picerisë.

I riu fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës me pas atë të të Spitalit Ushtarak, por pa mundur të mbijetojë.

Burime zyrtare nga policia e qarkut Lezhë bëjnë me dije se është kapur autori i cili sipas te njëjtave burime mësohet të jetë pronari i ambjentit ku ka ndodhur ngjarja.

Top Channel