Kuzhe, trajner nga spitali

07/10/2010 16:00

Edhe pse është në spital prej disa ditësh, trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe është ai që ka bërë formacion anti-Bosnje.

“Ka qene vete trajneri Kuzhe ai qe vendosur menyren e lojes tone. Ai e di shume here me mire sesa ne të tjerët kete gje. Une jam ndihmesi i tij dhe nuk mund te bej asgje kunder deshires se tij. Reparti me i mire i Bosnjes eshte padyshim sulmi, ka raste qe ata sulmojne me 7 lojtare dhe për këtë duhet te mos leme shume hapesira”, shprehet Mustedanagic.

Përballë Bosnjes, kombëtarja shqiptare do të ketë një formacion sulmues. Në portë do të jetë Beqaj, ndërkohë që në repartin e mbrojtjes do të jetë, Vangjeli, Dallku, Cana Agolli. Reparti që pritet të ketë më shumë gjatë ndeshjes, ai i mesfushës do të përbëhet nga Muzaka, Lila, Duro, Skela ndërsa goli do të kërkohet nga Bogdani dhe Salihi.

Top Channel