Kurbin, dhjetra shtëpi nën ujë

07/10/2010 00:05

Në rrethin e Kurbinit janë përmbytur mbi 100 ha tokë. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatin Grrez të këtij rrethi, ku lumi Mat ka daleë nga shtrati, duke përmbytur rreth 60 ha vreshta dhe duke rrezikuar afro 60 shtëpi banimi.

Në pamundësi të zgjidhjeve të tjera, banorët e fshatit kanë gjetur si alternativë për t’u mbrojtur nga ngritja e lumit, vrojtimin e tij për 24 orë, duke u ndarë në turne. Në këtë mënyrë do të mund të lajmërojnë njëri-tjetrin për të lënë shtëpitë në rast rreziku.

Gjendja rezulton e nderë edhe në Laç. Si pasojë e mungesës së kanaleve kulluese, uji ka përmbytur 20 banesa, duke u hyrë brenda tyre në një lartesi prej 1.5 metrash.

Sipas banorëve, as drejtuesit vendorë e as përfaqësues të prefekturës nuk kanë shkuar për të parë situaten. Ata thonë se përmbytje ka pas çdo herë që ka reshje dhe për këtë fajësojnë Ndërmarrjen e Bordit të Kullimit, e cila sipas tyre nuk ndërhyn për hapjen e kanaleve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA